Dua Lipa shfaq para botës nënën e saj në dimi e jelek

TË FUNDIT

Me fotografi në dimi e jelek, Dua Lipa e uron nënën për ditëlindje
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa e cila po bën bujë në botë, sot ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një gëzim familjar.
Nëna e saj, Anesa Lipa feston ditëlindjen dhe Dua ka zgjedhur që ta urojë ata me disa fotografi të vjetra.
Në njërën prej tyre, Anesa shfaqet në veshjen tradicionale të nuseve në Kosovë, dimi, shkruan rtv21.tv.
“Urime ditëlindjen mbretëresha e botës sime. Numri im një përgjithmonë. Të dua sa fjalët nuk mund ta shprehin. Le të vallëzojmë.”, janë fjalët e Duas pranë fotografive.

 

View this post on Instagram

 
Happy Birthday to the queen of my world @anesalipa My number 1 forever. Love you more than words can ever express. Now let’s dance!!!!!
A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on Jun 28, 2019 at 4:20am PDT

Bukuroshja nga Kosova bashkë me familjen jetojnë në Britaninë e Madhe, ku Dua ka filluar karrierën e saj muzikore. Dua tani është njëri prej emrave me të njohur të industrisë muzikore në botë./21Media
.