Drunjtë do të mbijnë sërish, njerëzit asnjëherë nuk kthehen – tha Angellov për zjarret

TË FUNDIT

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov ka informuar për gjendjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut.

Ka vlerësuar, se gjithçka çfarë ka pasur në dispozicion e ka vënë në zbatim dje për shuarjen e zjarreve.

Për helikopterët të cilët janë kërkuar nga kryetari i Koçanit, Angellov deklaroi se nuk kanë mundur të aktivizohen menjëherë pasi kanë qenë duke vepruar në Staro Nagoriçan.

E rëndësishme tha ai, është se nuk ka të lënduar dhe humbje njerëzish.

“Drunjtë sërish do të mbijnë, sërish do të rriten, jetët e njerëzve asnjëherë nuk do të kthehen”, tha Angellov, transmeton TV21.