Drejtori i Fondit Shëndetësor, Faton Ahmeti: Ndodhem në SHBA me ftesë të DASH-it dhe jo me pushime

TË FUNDIT

Drejtoi i Fondit Shëndetësot, Faton Ahmeti, u është përgjigjur akuzave se në këtë moment të vështirë për Fondin Shëndetësor, ku më shumë se dy javë është jashtë funksionit, ai ndodhet në pushim vjetor. Ahmeti është përgjigjur se është e vërtetë se ndodhet në SHBA, por jo me pushime, por në udhëtim me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke shfrytëzuar pushimin e tij vjetor. Ai thotë se përkundër kësaj, është në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e tij të Fondit Shëndetësor.
“Si pasojë e dezinformatave të shumta dhe me qëllim të informimit të drejtë të opinionit, detyrohem të sqaroj një çështje.
Jam duke qëndruar në ShBA, me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit, në programin IVLP. Udhëtim ky i planifikuar muaj më parë. Nuk jam në pushim vjetor në ShBA!
Për korektësi ndaj institucionit ku veproj, që nga dita e parë e qëndrimit tim, jam duke e shfrytëzuar të drejtën e pushimit vjetor, dhe jo mundësinë për udhëtim zyrtar.
Qëndrimi im në ShBA është i financuar tërësisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Asnjë denarë nuk i ka kushtuar buxhetit të shtetit!
Gjatë gjithë kohës kam qenë dhe jam në kontakt, si dhe i sinkronizuar për veprimet me kolegët në Fondin për Sigurim Shëndetësor.”- shkrua Ahmeti.