Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “Fajzer”, Albert Burlla u ka kërkuar qeverive anembanë botës që të mos hapin ekonominë shumë shpejt për shkak të optimizmit për vaksinat e mundshme të Kovid-19.
“Duke pasur parasysh presionin për të hapur ekonomitë, qeveritë nuk duhet të bëjnë gabimin dhe të lehtësojnë menjëherë masat kufizuese”, tha Burlla në një konferencë onlajn.
Sipas tij, “vaksina është vetëm një mënyrë për të kontrolluar këtë sëmundje”, duke shtuar se “nuk është koha kur mund të kthehemi në normalitet, por padyshim që nuk është tani”.
Ai theksoi se fazat e hershme të programeve kombëtare të vaksinimit ka të ngjarë të kenë ndikim, pasi ato do të synojnë kategoritë në rrezik të tilla si personat e rriturit dhe punonjësit e shëndetësisë.
Burlla shprehu besimin se deri në fund të vitit 2021 do të ketë më shumë doza të vaksinave kundër Kovid-19 sesa nevojiten për të luftuar pandeminë.
“Besoj se deri në fund të vitit 2021 do të kemi më shumë doza vaksinash se sa duhen. Ne po bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të rritur kapacitetin e prodhimit, por problemi është që ne duhet ta bëjmë atë në disa muajt e ardhshëm”, theksoi drejtori i “Fajzer”.
Kompania farmaceutike “Fajzer” njoftoi se muajin e kaluar, vaksina e saj ishte rreth 95 për qind e efektshme. Britania e Madhe është vendi i parë në botë që miraton përdorimin e vaksinës kundër Kovid-19 të zhvilluar nga “Fajzer” dhe kompania gjermane “BioNTeh”.
