Nëse dëshironi të jeni drejtor i ardhshëm nën ombrellën e shtetit, nga tani do të aplikoni njëjtë si në kompani private, në konkurs me letër motivimi.
“Ky është një ndryshim i madh i cili deri më tani për pjesën më të madhe prej tyre nuk është obligim ligjor. Flas për standarde të reja, praktik të re që kemi vullnet t’i vendosim. Kur do të hapim këtë proces, sigurisht kjo do të jetë mundësi për personat me kapacitet që të vendosen në institucione dhe në këto katër vite kur shoqërinë duhet ta transformojmë”, tha Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministër i obliguar për luftë kundër korrupsionit.
Ndryshimin nuk mund ta presim së shpejti, por siç thotë Nikollovski, ekziston vullnet politik për këtë gjë. Përsëriti se një prej aktiviteteve të para të Kabinetit të tij do të jetë edhe formimi i grupit të punës i cili do të skenojë ligjet dhe do të propozojë masa me të cilat do të kufizohen të drejtat e diskrecionit të funksionarëve.
Në lidhje me raportet revizore, plani i Qeverisë është që në të ardhmen të ndryshohet percepcioni dhe të njëjtët jo vetëm të lexohen por seriozisht të merren nga ana e personave udhëheqës të institucioneve.
“Kemi institucione, shoqëri aksionare dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Qeveria, ndërsa kanë humbje. Dëshirojmë të kryejmë presion që me të vërtetë këto kuadro përgjegjës që duhet të jenë bartës të posteve, të fokusohen në përmbushjen e rekomandimeve nga raportet revizore. Nëse nuk bëhet kjo, do të ngrihet proces adekuat në përputhje me Kodin etik. Flas për një sistem të tillë në të cilin raportet revizore seriozisht do të merren parasysh nga ana jonë, nën monitoring, e jo të shërbejnë vetëm të përpilohen dhe askush të mos veproj në bazë të tyre”, u shpreh Nikollovski.
Paralajmëroi se në luftën kundër korrupsionit Qeveria do të marrë parasysh edhe rreth 40 rekomandime nga raporti i Transparency internacional.
