DPMNE-ja kërkon nënshkrime për regjistrim evropian, LSDM e cilëson si parti anti-popullore

TË FUNDIT

Në 350 pika, opozitarja VMRO-DPMNE po mbledh nënshkrime për anulim të regjistrimit dhe për zbatim të një regjistrimi, i cili, siç thonë ata, do të jetë evropian.

“Me të vërtetë, gjithçka po shkon në mënyrë të përkryer. Shumë qytetarë, do të thosha mijëra bashkëqytetarë tanë iu përgjigjën kësaj iniciative dhe e dhanë nënshkrimin e tyre. Këtë e pres edhe ditëve në vijim. Ato nënshkrime do të jenë mbështetje për iniciativën e deputetëve, e cila do të dorëzohet deri te kryeparlamentari. Përmes kësaj iniciative do të paraqesim ligj me të cilin do të kërkojmë anulimin e këtij Ligjit për Regjistrim i cili është jo-evropian dhe i manipuluar”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Për pushtetin, kjo është një dëshmi shtesë se VMRO-DPMNE-ja në krye me Hristijan Mickoskin është një parti anti-popullore, e cila punon kundër qytetarëve të saj.

-Mbështetje për regjistrimin vjen nga partnerët tanë strategjikë – BE dhe SHBA. Vetëm VMRO-DPMNE-ja është kundër, bojkoton, pengon, saboton. Kjo është joserioze dhe jashtëzakonisht e papërgjegjshme. Iniciativa për grumbullim të nënshkrimeve kundër Ligjit për Regjistrim vetëm e përforcon atë që qytetarët tashmë e dinë shumë mirë. VMRO-DPMNE me Hristijan Mickoskin, janë një parti anti-popullore, e cila po punon kundër qytetarëve të saj dhe shtetit të saj”, tha Snezhana Kaleska-Vançeva nga LSDM-ja.

Ambasadorja amerikane, Kejt Meri Bërns, është decide se regjistrim duhet të ketë, kurse siç thotë, zgjedhjet nuk do t’i zgjidhin problemet.

“Nga pikëpamja jonë, është e rëndësishme të zbatohet regjistrimi dhe të vazhdohet më tej, si një praktikë statistikore, e jo politike, por politikëbërësit disponojnë me mjete të tilla. Ne kemi besim, ne kemi pritshmëri se regjistrimi do të organizohet në mënyrë profesionale dhe do të shfrytëzohet për të mbledhur të dhëna të sakta që do të përdoren për politikat publike, si dhe për të tërhequr investime të cilat janë të nevojshme për rritjen tuaj”, vlerësoi Kejt Meri Bërns.

Sipas ligjit të miratuar, regjistrimi në vend do të zbatohet nga 1 deri më 21 prill. Pikërisht numërimi i popullsisë ishte një nga kërkesat e BE-së për start të negociatave, kurse Maqedonia dhe Hungaria janë të vetmet vende evropiane të cilat për 10 vjet nuk kanë organizuar regjistrim. Regjistrimi i fundit është zbatuar në vitin 2002, kurse Kroacia, numërimin e paralajmëruar për këtë vit, e shtyu për shkak të situatës me koronavirus”; d