Donacion nga Ambasada e SHBA-së për uljen e përhapjes së COVID-19

TË FUNDIT

Ambasadorja amerikane Kejt Mari Bërnz sot në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzoi një donacion nga Shtetet e Bashkuara Amerikës, përmes Byrosë për luftë ndërkombëtarë kundër narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) në vlerë prej 35.000 dollarëve amerikanë, si mbështetje për zvogëlimin e përhapjes së KOVID-19.

Today, Ambassador Byrnes announced a U.S. government donation of hand sanitizers and disinfectants to all courts,…

Gepostet von U.S. Embassy North Macedonia am Montag, 29. Juni 2020

Siç informohet nga PPRMV, në kuadër të këtij donacioni, gjykatat, Akademia për gjyqtarë dhe Prokurorit publike, Këshilli për prokuroritë publik, burgje dhe Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve do të marrin fonde për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve dhe xheleve antibakteriale për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve.

Ambasada e SHBA-së në Shkup do të japë gjithsej 6.360 pako me nga gjysmë litër xheli antibakterial për dezinfektim dhe larje të thatë të duarve, si dhe 400 mjete/tretës prej 10 litrash për pastrimin dhe dezinfektimin e sipërfaqeve, të blera nga prodhuesit vendas.

Donacioni, i cili do të dorëzohet nga ambasadorja Bërnz, do të merret nga u.d. kryetari i Gjykatës Supreme Faik Arsllani, Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve Jovica Stojanovic./MIA