“Do të sigurojmë që Izraeli të posedojë çdo gjë”, Blinken për vizitë në Izrael

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti mesazhin e tij për mbështetje ndaj Izraelit para largimit të tij nga SHBA-ja për vizitën që do të zhvillojë sot në Izrael, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetarët para hipjes në avion, Blinken tha se “Mesazhi ynë në emër të presidentit amerikan Joe Biden dhe popullit amerikan është i hapur dhe i qartë. SHBA qëndron pas Izraelit. Jemi pranë popullit izraelit. Ne jemi pas tyre sot, nesër dhe gjithmonë”.

Blinken kritikoi aktet e Hamasit kundër izraelitëve dhe tha se “Që nga DEASH-i nuk kemi parë kaq të pamoralshëm”. Pasi njoftoi se gjatë vizitës në Izrael do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin izraelit Isaac Herzog, Blinken tha: “Do të sigurojmë që Izraeli të posedojë çdo gjë që ka nevojë për t’u mbrojtur. Do të ofrojmë mbështetje edhe për popullin izraelit. Tashmë është nisur prej kohësh ndihma ushtarake në sasi të konsiderueshme”.

Ai vuri në dukje se janë të fokusuar edhe për qytetarët amerikanë që ndodhen në rajon dhe se në lidhje me këtë deklaroi se deri më tani kanë humbur jetën 22 shtetas amerikanë dhe se janë të shqetësuar se kjo shifër mund të rritet.