Ndeshja Bayern – Real Madrid pa fitues, vendimtarja në Bernabeu

TË FUNDIT

Bayern Muencheni dhe Real Madridi kanë zhvilluar ndeshje të madhe në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Por sfida në Munih nuk ka dhënë fitues.

Ndeshja e së martës mbrëma përfundoi 2:2 dhe ky rezultat e vë në pozitë më të mirë Realin për ndeshjen e kthimit. Ndeshja vendimtare zhvillohet më 8 maj në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Vinicius Junior kaloi në epërsi 1:0 Real Madridin në minutën e 24-t. Ai realizoi gol të bukur pas asistimit mjeshtëror të Toni Kroosit.

Bayerni u përgjigj në fillim të pjesës së dytë.