Do të shfuqizohet ndalesa për eksport të miellit, Bekteshi takim me përfaqësuesit e mullinjve

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas takimit me prodhuesit e miellit, deklaroi se kanë sjellë vendim për të shfuqizuar ndalesën për eksport të miellit në vendet fqinje. Sipas Bekteshit, kjo bëhet për arsye se gjatë periudhës me Covid 19, nuk është vërejtur rritje e çmimit të miellit dhe se në vend nuk ka mungesë të miellit dhe grurit.

“Nuk kemi pasur rritje të çmimeve të miellit dhe pikërisht sot e hapëm edhe temën ku do ta shfuqizojmë si Qeveri edhe ndalesën për eksportin e miellit kryesisht në shtetet fqinje me të vetmin qëllim që me siguri edhe prodhuesit në vendin tonë  të jenë më konkurrues. Por i ndjekim edhe vendimet e shteteve fqinje dhe në këtë mënyrë të ndihmojmë në lehtësimin e importit të grurit në republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kreshnik Bekteshi Ministër i Ekonomisë.

Me këtë vendim, shtoi Bekteshi, prodhuesit e miellit do të jenë më konkurrues në treg dhe bëhet edhe lehtësimi i importit të grurit në vend. Kryetari i Grupacionit të industrisë së mullinjve-furrave pranë Odës Ekonomike, Goran Makishiq, shprehu kënaqësinë nga vendimi i sjellë.

“Rezervat janë të mjaftueshme në këtë moment nuk duhet të ketë panik për atë, importi është i lejuar në vendet e rajonit nuk ka ndalës për eksport funksionojnë shkëmbimi i mallrave. Problemi juridik javën e fundit që në vendimin e qeverisë ishte shkruar çmime importuese ndërsa nuk ishin shkruar lëndët e para prej të cilët janë bërë produktet”, tha Goran Malishiç.

Bekteshit tha se vendimi për eksport të miellit tashmë po përgatitet, ndërsa pritet të miratohet gjatë seancës së ardhshme të qeverisë.