Maqedonia do t’i zbatojë praktikat e mira të Sllovenisë për përshpejtim të reformave në administratën publike. Ministri Goran Minçev me homologun e tij nga Sllovenia Fran Props nënshkruan memorandum për bashkëpunim duke thënë se së pari do të merren shembujt e mirë nga vendet e rajonit për shkak se vendi është në fund për nga zbatimin e reformave. Këto ditë edhe euroambasadori Mihalis Rokas tha se ka vonesë në zbatimin e reformave në administratën publike.
“Trajnimet dhe edukimet e nëpunësve tanë prej të cilëve mund t’i përdorim praktikat e mira të Republikës së Sllovenisë. Këtë periudhë kur jemi me vonesë, për shkak në rajon Republika e Maqedonisë është në fund për nga reformat në administratën publike, ta shfrytëzojmë përvojën e tyre dhe nga një vend që është në fund të listës të bëhet vend që do të jetë në 2 ose 3 vendet e para në rajon për nga reformat në administratën publike”, tha Goran Minçev.
Në Slloveni numri i administratës është rreth 180 mijë që është për rreth 50 mijë më shumë se vendi ynë. Ministri Franc Props thotë se për administratë efikase nevojitet që të ketë bashkëpunim edhe me të punësuarit.
“Theksi kryesor do të jetë në përmirësimin e efikasitetit të shërbimeve publike, modernizimin e proceseve udhëheqëse dhe përforcimin e digjitalizimit. Theks të veçantë kushtojmë zhvillimit të kuadrove sepse një sektor publik i cili është motivuar, cilësor dhe profesional është themeli i administratës publike”, tha Franc Props.
Gjatë këtij muaji dhe më së voni deri në muajin e ardhshëm duhet të miratohen dy ligje për reforma në administratën publike, pas çka do të miratohen edhe 3 ligje, por ajo që duhet bërë është riorganizim të të punësuarve sepse, siç tha Minçev, në pjesë të institucioneve ka numër tepër të madh të të punësuarve ndërsa në një pjesë tjetër mungojnë të punësuar.
