Do të përdor gjithë fuqinë time që Shqipëria të nis negociatat me BE-në, tha kancelari gjerman

TË FUNDIT

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një paraqitje të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i pyetur se kur Bashkimi Evropian do të mbajë fjalën dhe të nis negociatat me Ballkanin Perëndimor të cilat filluan 20 vjet më parë, tha se ky moment është tani, transmeton TV21.

Si kancelar gjerman, premtoi se do të përdorë gjithë fuqinë e tij që kjo të ndodh tani, pasi siç përmendi, agresioni rus, duke iu referuar luftës në Ukrainën, krijoi një moment të ri që shtetet në Evropë duhet ta mbështesin njëri-tjetrin.

“Ka kaluar vërtetë një kohë e gjatë dhe tani duhet të kapet momenti. Tani duhet të bëhet hapi i radhës dhe unë mund të ju siguroj se me fuqinë që kam unë dhe me gjithë fuqinë e Gjermanisë do të japim atë kontribut që kjo të ndodh vërtetë. Përshtypja ime është se jetojmë në një kohë të re dhe kjo ka të bëjë edhe me agresionin rus dhe kjo ka krijuar në qëndrim në Evropë se ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin në situatën e tanishme”, tha Scholz.