Zëvendëskryeministri për luftim të Korrupsionit, Ljupço Nikollovski ka qenë në takim sot në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i DAP-it, Abdulselam Selami në këtë takim është diskutuar se si të parandalohet qarkullimi i parave për të cilat nuk paguhet tatim ndaj shtetit.
“Do të thotë, nëpërmjet inspektorëve do të kontrollojmë qarkullimin e parave te kompanive në parandalimin e evazionit fiskal”, tha Selami.
Me këtë, do të realizohen aktivitete kundër subjekteve ekonomike të cilat kryejnë veprimtari e cila ka për qëllim të zvogëlojë ose të eliminojë kontributin fiskal në arkën e shtetit, duke shkelur dispozita dhe norma fiskale specifike.
Me këtë veprimtari, subjektet ekonomike dëmtojnë buxhetin shtetëror, duke ulur të hyrat në të.
