“Do aplikojmë për në NATO”, Presidenti i Finlandës telefonon Putinn

TË FUNDIT

Presidenti finlandez telefonoi sot homologun e tij rus Vladimir Putin për t’i thënë se Finlanda do të aplikojw për anëtarësim në NATO në ditët e ardhshme.

Në një deklaratë, Sauli Niinistö tha se i kishte komunikuar  Putinit se si lëvizjet e fundit nga Rusia, së bashku me pushtimin e Ukrainës, “kanë ndryshuar mjedisin e sigurisë në Finlandë”.

“Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe pa acarime.”, thotë Niinistö.

Rusia ka kërcënuar prej kohësh me pasoja nëse fqinjët e saj të afërt bashkohen me NATO-n.

Por Niinistö dhe kryeministri i vendit kërkuan që Finlanda të bashkohet me NATO dhe Suedia pritet të ndjekë shembullin në ditët e ardhshme.

Ndërsa parlamentarët  finlandezë ka të ngjarë të jenë në favor për hapin final, socialdemokratët e Suedisë janë ndarë për këtë çështje dhe aktualisht janë duke mbajtur një konsultim të brendshëm.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vizitoi të dy vendet të mërkurën për të diskutuar “çështjet e tyre më të gjera të sigurisë”. Kjo rezultoi në një marrëveshje të re për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen, duke zbutur potencialisht disa frikëra.

MARKETING I PAGUAR POLITIK