Djegia e mbeturinave helmon banorët e Pllasnicës! Jaoski si zgjidhje e sheh deponinë rajonale Novaci

TË FUNDIT

Deponia e Komunës së Pllasnicës digjet çdo ditë, kundërmon erë e keqe, tym dhe zjarr gjatë gjithë kohës. Kjo deponi është krijuar mes fshatit Lisiçan dhe fshatit Dvorc, ndërsa banorët tashmë disa herë kanë kërkuar dislokimin e saj.  Kryetari i bashkësisë lokale tha se nuk kanë lënë derë pa trokitur dhe se ata nuk mund të jetojnë më aty.

Të prekur nga kjo deponi janë edhe banorët e fshatit Lisiçan të cilët e kanë afër deponinë më pak se një kilometër.

TV21 kërkoi sqarim nga kryetari i Komunës së Pllasnicës, Alija Jaoski. Ai tha se vetë banorët e fshatit i vendosin flakën dhe tha se era e keqe kundërmon deri në fshatin Pllasnicë.

Deponia në këtë fshat është krijuar që në vitin 2012 dhe që atëherë gjithmonë ka pasur reagime nga banorët duke kërkuar dislokimin e saj. Problemi me mbeturinat tanimë është një fenomen gati në gjithë komunat e vendit.