Dje u zgjodhën 34 kryetarë komunash: 20 VMRO, 11 LSDM dhe 3 BDI

TË FUNDIT

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet fillestare të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në Maqedoninë e Veriut.

Nga të dhënat që janë përpunuar deri më tani, të cilat i publikoi kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski mësohet se 34 komuna kanë mbaruar me procesin zgjedhor që dje dhe se nuk do të kenë rreth të dytë, pasi tashmë kanë kryetar.

Prej tyre, 20 komuna do t’i udhëheqë opozita VMRO-DPMNE, 11 partia në pushtet Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe 3 partia e tjetër në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.

LEXO: 43 komuna do të jenë në balotazh! Gara mes pushtetit dhe opozitës, por edhe mes vetë pushtetit, ja ku!

TV21 ua sjell listën e plotë të komunave që u publikuan nga KSHZ që kanë siguruar kryetar në rrethin e parë:

Bosillovë – VMRO-DPMNE fiton

Butel – VMRO-DPMNE fiton

Vallandovë – LSDM fiton

Vinicë – VMRO-DPMNE fiton

Berovë – LSDM fiton

Bogdanci – LSDM fiton

Gazi Babë – VMRO-DPMNE fiton

Gradsko – VMRO-DPMNE fiton

Dellçevë – LSDM fiton

Dojran – LSDM fiton

Zërnovc – VMRO-DPMNE fiton

Ilinden – VMRO-DPMNE fiton

Jegunovcë – VMRO-DPMNE fiton

Kavadar – VMRO-DPMNE fiton

Karbinci – VMRO-DPMNE fiton

Kisella Vodë – VMRO-DPMNE fiton

Kriva Pallankë – LSDM fiton

Krivogashtan – LSDM fiton

Krushevë – LSDM fiton

Likovë – BDI fiton

Mogilla – VMRO-DPMNE fiton

Negotinë – VMRO-DPMNE fiton

Novaci – VMRO-DPMNE fiton

Pllasnicë – BDI fiton

Prilep – VMRO-DPMNE fiton

Sveti Nikollë – LSDM fiton

Sopishtë – LSDM fiton

Strumicë – LSDM fiton

Shtip – VMRO-DPMNE fiton

Aerodrom – VMRO-DPMNE fiton

Veles – VMRO-DPMNE fiton

Gjorçe Petrov – VMRO-DPMNE fiton

Petrovec – VMRO-DPMNE fiton

Saraj – BDI fiton