Dje janë vaksinuar 11.646 qytetarë

TË FUNDIT

Deri dje, në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 244.518 qytetarë kundër Covid-19.

Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 9.561 qytetarë, kurse vetëm dje janë vaksinuar 11.646 qytetarë, kurse janë rivaksinuar 38.505 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 44.7% nga popullata mbi 70 vjeç, kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 37% nga popullsia mbi 65 vjet janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH-ja, transmeton TV21.