Pas suspendimit disamujor, trupat federale hetuese amerikane përsëri filluan hetim kundër Hanter Bajden, djalit të presidentit të sapozgjedhur amerikan Xho Bajden.
Me rekomandim të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së, hetimi ishte ndërprerë dhe të gjitha aktivitetet të cilat mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA ishin ndërprerë.
Tani kur përfunduan zgjedhjet presidenciale, hetimi kundër Hanter Bajden hyn në një fazë të re, ndërsa Prokuroria Federale në Dellaver, shërbimi tatimor dhe FBA po ndërmarrin hapa të rinj dhe thirrin dëshmitarë dhe bashkëpunëtorë të Hanter Bajden, informon Si-En-En duke iu referuar një burimi të informuar mirë i afërt me hetimin.
“Mbrëmë për herë të parë dëgjova se prokuroria në Dellaver, gjithashtu, dje i njoftoi përfaqësuesit e mi juridikë se hetimi i shërbimit tatimor është ngrirë. Mendoj se kjo është shumë serioze, por jam i bindur për hetim objektiv dhe profesional të përfunduar ligjërisht dhe në mënyrë adekuate në secilën pikëpamje, madje edhe kur bëhet fjalë për tatimet”, qëndron në kumtesën zyrtare të Hanter Bajden, transmetoi Si-En-En.
Disa nga transaksionet e dyshimta në lidhje me punën afariste në Kinë, për të cilat është i dyshuar djali i presidentit të sapozgjedhur amerikan, përfshijnë edhe persona për të cilët FBI konsideron se kanë interes zbulimi.
