Djali i Arnold Schwarzenegger befason me ndryshimin drastik në pamje

TË FUNDIT

Aktori Arnold Schwarzenegger, 75 vjeçar, përkundër moshës ka një fizik të formësuar. Në hapat e tij po vazhdon edhe djali Christofer, i cili tregoi rezultatin e mahnitshëm në peshë teksa mori pjesë në festën e ditëlindjes së 29-të të vëllait të tij, Patrick, në Malibu.

24 vjeçari befasoi me ndryshimin drastik pasi nisi një sfidë për të humbur peshë që nga viti 2020.

Christopher ka rënë gradualisht në peshë që nga koha kur u angazhua për një mënyrë jetese më të shëndetshme në vitin 2020, sipas HollywoodLife .

Përpjekjet e tij për të jetuar një mënyrë jetese më të shëndetshme i kanë bërë përshtypje edhe familjes së tij.

Vitin e kaluar, kur Christopher festoi ditëlindjen e tij të 24-të, babai i tij Arnold dhe vëllai Patrick e lavdëruan atë për regjimin e tij të stërvitjes./21Media

error: Content is protected !!