Djalë, foshnja e parë për vitin 2023/ Pas mesnate kanë lindur edhe 3 foshnja të tjera

TË FUNDIT

Sapo akrepat e orës kaluan dymbëdhjetëshin, 1 minutë pas ndërrimit të motmoteve në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës lindi një foshnje djalë. Djali i natës së Vitit të Ri është gëzimi i parë i familjes nga Koçani për vitin 2023.

“Një minutë pas orës 12, një paciente lindi një djalë të gjallë dhe të shëndetshëm, me peshë 3kg e 720 gram dhe 51 centimetra. Nëna bëri lindjen e fëmijës të parë, por me rreziqe të shumta. Është sjell nga spitali i Koçanit këtu në klinikë dhe lindja është kryer me prerje cezariane”- deklaroi Viktorija Jovanovska, Drejtoresh e Klinikës Universitare së Gjinekologjisë.

Në vizitë të nënës, siç është edhe traditë ishte edhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovana Trençevska.
Sali shpreson se siç ka lindur foshnja e parë shëndoshë e mirë, i gjithë vitit 2023 të shkoj shëndoshe mirë.

“Jemi të lumtur që vitin e nisëm me një histori të bukur, një djalë të shëndetshëm dhe shpresoj që i gjithë viti të kalojë kështu. Dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve një vit të suksesshëm dhe veçanërisht dua të falënderoj të gjithë punonjësit shëndetësor që në periudhën e kaluar kanë bërë maksimumin për funksionimin e sistemit shëndetësor dhe shpresoj se do të vazhdojmë kështu, para së gjithash duke u kujdesur për shëndetin personal dhe duke kontribuar për shëndetin e të gjithë qytetarëve edhe këtë vit ta kalojmë ashtu”- pohoi Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.
Ministrja Trençevska në emër të Ministrisë i dhuroi monedhë ari foshnjës së parë.
“Ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale e vazhdojmë traditën dhe fëmijës së parë të lindur në Vitin e Ri i dhurojmë një monedhë floriri, kështu edhe këtë vit na lindi një mashkull i shëndetshëm. I urojmë prindërit e lumtur që kanë fëmijën e tyre të parë. I urojme shëndet, fëmija i tyre qofte gjalle e shëndosh dhe u sjelltë vetëm gëzim”- pohoi Jovana Trençevska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
E gjatë natës së ndërrimit të motmoteve kanë lindur edhe 3 foshnja tjera, gjegjësisht edhe një djalë dhe 2 vajza tjera.