Ditë e qetë me vërejtje të vogla, OSBE-ODIHR thekson problemin me fingerprint-in

TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale ishin në frymë garuese dhe u respektuan rregullat, dita e zgjedhjeve ishte e qetë, me disa vërejtje për votimin familjar. Kjo është një pjesë e përfundimit nga monitorimi i zgjedhjeve që e kumtoi shefja e misionit të OSBE ODIHR në vend, Tana de Zulueta për këto zgjedhje lokale. Ajo gjithashtu komentoi problemet që u shfaqën me përdorimin e pajisjes fingerprint.

“Vetë dita e zgjedhjeve ishte e qetë në përgjithësi, vëzhguesit tanë vunë re se kishte pjesëmarrje prej gati 50 përqind, siç informoi KSHZ . Vëzhguesit tanë, siç thashë, dhanë një vlerësim pozitiv si për hapjen e zgjedhjeve po ashtu edhe për procesin në qendrat e votimit, megjithatë, ata vunë re probleme të shpeshta me pajisjen e re për identifikimin biometrik të votuesve, shpesh këto pajisje nuk kishin sukses në leximin e gjurmëve të gishtërinjve të votuesve. Pjesa më e madhe e këshillave në mënyrë profesionale tejkaluan këto probleme sa më mirë që ishte e mundshme. Procedurat e votimit u respektuan në përgjithësi ashtu si dhe masat e mbrojtjes nga Kovid. Megjithatë, vëzhguesit vunë re probleme me fshehtësinë e votimit dhe shpesh kishte votime në grup përkatësisht votim familjar”, tha Tana de Zulueta nga OSBE-ODIHR./TV21