Po kalojnë orët e fundit nga ora policore 85-orëshe në vend, e vendosur për shkak të parandalimit të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi se nga Kovid-19 kanë vdekur edhe dy persona, të diagnostifikuar të rinj janë 37, me çka numri i përgjithshëm arriti në 1207. Janë shëruar edhe 15 pacientë, gjashtë kanë qenë në mjekim spitalor dhe nëntë të cilët janë mjekuar në kushte shtëpiake.
“Në Klinikën infektive ndërroi jetë pacienti nga Shkupi, i moshës 66-vjeçare dhe në SPQ “8 Shtatori” pacienti nga Shtipi i moshës 83-vjeçrae, që të dy me komorbiditete të kaluara”, kumtoi MSH.
Në 24 orët e kaluara 37 rastet e konfirmuara me Kovid-19 janë nga Shkupi-8, Kumanova-9, Prilepi-5, Tetova-3, Velesi-3, Ohri-8, Koçani-1.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë arrinë në 1.207. Në Shkup – 409, në Kumanovë – 329, Dibër – 51, Shtip – 31, Prilep – 117, në Tetovë – 55, Strugë – 55, Veles – 58, në Manastir – 17, Ohër – 15, Kavadar – 4, Gostivar – 12, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, në Kriva Palankë – 4, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 27, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 2, Demir Hisar – 1 dhe në Makedonski Brod – 2.
Deri tani në vend janë bërë gjithsej 11.870 testime të Kovid-19.
Qeveria me masa të reja, nga e mërkura mbajtje e detyrueshme e maskave dhe dorëzave mbrojtëse për qytetarët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit
Duke filluar nga e mërkura (22 prill), Qeveria vendosi masë për ndalesë për lëvizje të popullatës në rajonet e komunave Kumanovë, Tetovë dhe Prilep, pa mbajtje të pajisjes adekuate mbrojtëse – maskë, shall, faculetë, jashtë shtëpive të tyre, në të gjitha vendet publike dhe sipërfaqet e hapura dhe të mbyllura, si dhe në hapësirat e mbyllura, markete, shitore dhe ngjashëm.
Për herë të parë prej fillimit tëpërhapjes së koronavirusit në Maqedoni të Veriut vendoset masë për mbajtje të detyrueshme të pajisjes mbrojtëse.
Ajo është pjesëe e shumë vendimeve, masave dhe rekomandimeve nga mbledhja e 44 e Qeverisë, që kanë të bëjnë me Kumanovën, Tetovën dhe Prilepin, e që dolën nga takimi i 30-të i Shtabit kryesor koordinues të krizës për sigurim të koordinimit të plotë lidhur me parandalimin e futjes dhe përhapjes së koronavirusit KOVID-19.
Për këtë qëllim, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Shëndetësisë të përgatisë dhe në mbledhjen e ardhshme qeveritare të parashtrojë dekret me fuqi ligjore ku juridikisht do ta normatizojë këtë çështje, mënyrën e implementimit, shfrytëzimin, pajisjen e nevojshme mbrojtëse, si dhe të rregullohet çështja e sasisë minimale të detyrueshme (rezervë) që prodhuesit e maskave duhet ta kenë për nevojat e institucioneve shtetërore.
Ministria e Shëndetësisë, mori detyrim dhe një pjesë nga donacionet e pajisjes mbrojtëse të cilat vendi i ka marrë deri në këtë moment, t’u jipen institucioneve shëndetësore në komunat Kumanovë, Prilep dhe Tetovë.
Qeveria, njëherit, e emëroi Adnan Xhaferovskin, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, edhe me dy anëtarë të tjerë të Shtabit kryesor koordinues të krizës të jetë në komunikim me Shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë, për shkak të nevojës së konsolidimit të tij dhe ndjekjes rrjedhëse të situatave dhe punëve në të gjitha institucionet kompetente në baza ditore për këtë rajon, me qëlli të mirëmbajtjes së punës funksionale dhe efektive të këtij shtabi.
Nga mbledhja doli edhe detyrimi për të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeliuara nga shteti, shoqatat aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore të cilat kanë seli të tyre apo njësi rajonale në rajonin e Komunës së Kumanovës t’i reduktojnë kapacitetet e veta dhe të vendosin masa të posaçme për mbrojtje, em qëllim që një numër më i madh i personave të jenë të izoluar në këtë periudhë.
Përjashtim nga kjo masë, ceket, janë të punësuarit në MPB, Ministrinë e Mbrojtjes – Armatën e RMV-së, në institucionet publike sh[ndetësore, si dhe të punësuarit në njësitë territoriale zjarrfikëse në rajonin e Komunës së Kumanovës.
Me qëlli të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria vendosi t’u rekomandojë të gjithë qytetarëve në[ vend, e posaçërisht ata që jetojnë në rajonet e komunave Kumanpovë, Tetov[ë dhe Prilept, në pajtim me vendimet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë, ta reduktojnë daljen nga shtëpitë e tyre, për shkak të shkuarjes në punë, si dhe daljen nga shtëpia e vetëm një anëtari të familjes për shkak të blerjes së gjërave ushqimore dhe medikamenteve.
Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar të caktojë një person si pikë komunikimi dhe koordinimi në bazë ditore në të gjitha entet shëndetësore në Komunën e Kumanovës.
Angazhim mori edhe MPB, në bashkëpunim me shtabet komuanëe për mbrojtje dhe shpëtim, më së voni deri nesër të përgatisë plan operativ për prani dhe veprim të pjesëtarëve të policisë në rajonet e komunave Kumanovë, Tetovë dhe Prilep, përmes shfrytëzimit të patrullave tëpërforcuara dhe prnaisë sëpërforcuar, shfrytëzimit të pajisjes megafonike nga automjetet policore në vende publike, me qëllim të kontrollit të vendimeve, masave dhe rekomandimeve të sjellura nga Qeveria.
Prej nesër ndalohet hyrja dhe dalja nga Tetova dhe komunat përreth
Prej të martes ndalohet transporti i organizuar i udhëtarëve përkatësisht ndalesë për hyrje dhe salje në dhe nga rajoni i Komunës së tetovës dhe të gjitha komunave përreth.
Përjashtim nga kjo ndalesë, siç kumtoi Qeveria, është transporti i organizuar që e kryejnë operatorët ekonomik për të punësuarit e vet drejt vendeve të punës, si dhe transporti i organizuar i personave të punësuar në MPB, MM-Armatë, si dhe të punësurit në njësitë territoriale zjarrfikëse në këto komuna.
Në pajtim me këtë, Qeveria solli Vendim për plotësim të Vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e RMV-së.
Ministria e Mbrojtjes mori detyrim të caktojë një person i cili do të ejtë në bazë ditore në komunikim me Shtabin komunaë për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë, me qëllim të mirëmbajtjes së punës funksionale dhe efektive të këtij shtabi./MIA
