Kjo është shkolla fillore “Vëllazërim-Bashkimi” e Ohrit.
Në këtë shkollë mësojnë nxënës të komuniteteve të ndryshme.
Por edhe pse emrin e ka “Vëllazërim-Bashkim” siç duket në këtë shollë ka ndarje dhe diskriminim e jo bashkim.
Një numër i madh i fëmijëve në këtë shkollë i takojnë komunitetit egjiptian, e si duket kjo gjë u pengon disa prindërve të cilët nuk duan që fëmijët e tyre të mësojnë bashkë me ta.
Ata me vetëdëshirë i largojnë fëmijët nga kjo shkollë duke mos respektuar rajonizimin e shkollave dhe duke shkelur ligjin.
Ky fenomen përveç se bën ndarje etnike, ka ulur edhe numrin e nxënësve dhe ka klasa që kanë vetëm nga 8 nxënës.
“Në Ohër është sjellë vendim nga ana e këshillit të Komunës së Ohrit për rajonizimin, ku parasheh që fëmijët të regjistrohen në rajonin e tyre. Vitet e mëparshme nuk respektohet ky ligj dhe fëmijët e tyre prindërit i regjistrojnë në shkollën të cilën ata mendojnë se duhet ta regjistrojnë dhe është në kundërshtim me ligjin”, deklaroi Xhemal Mehmedi, drejtor i shkollës fillore “Vëllazërim-bashkimi”.
Transferimi i këtyre nxënësve herë ndodhë me leje kur ndërrojnë vendbanimin, por në të shumtën e rasteve ata nuk marrin aspak leje për transferim dhe kokë në vete i regjistrojnë fëmijët ku të duan.
TV21 mëson se në vit mbi 60 nxënës largohen nga kjo shkollë ose nuk regjistrohen fare pasi që në këtë shkollë numri më i lartë i nxënësve i takon komunitetit egjiptian.
“Ka pasoja në shkollën tonë, pasoja të tipit skuqje të fëmijëve, veçanërisht me etnitetin maqedonas. Nga ana tjetër kemi prurje të fëmijëve të komunitetit egjiptian. D.m.th. ne në shkollën tonë kemi numë të madh të fëmijëve të komunitetit egjiptian”, tha më tej Mehmedi.
Rasti i këtillë është paraqitur edhe te Avokati e popullit. Zv/avokati i popullit Ylber Rufati thotë se edhe pse numri më i madh i mësimdhënësve ishin të komunitetit maqedonas, sërish maqedonasit preferonin që t’i largonin fëmijët e tyre. E gjithë kjo sipas ligjit cilësohet si diskriminim në bazë etnike.
“U paraqit një problem i urrejtjes ndëretnike, problemi ishte paraqitur kur pjesa dërmuese e popullatës maqedonase, nxënësit familjarët me apo pa pëlqim të shkollës i kanë tërhequr në shkollën tjetër, kështu që në pjesën e “Vëllazërim-Bashkimit” kishte mbetut pjesa e komunitetit egjiptian, turk dhe shqiptar”, u shpreh Ylber Rufati, zëvendës i Avokatit të Popullit.
Në vendin tonë ka edhe disa shkolla në të cilat kanë këtë problem. Drejtori i Shkollës fillore “Vëllazërim Bashkimi” tha se nuk duhet të ketë diskriminim, dhe se shkollat tjera duhet të respektojnë ligjin.
