Disa persona u lënduan në sulmin ndaj një treni të shpejtë në Gjermani

TË FUNDIT

Një burrë kërcënoi se do të sulmonte një tren të shpejtë në pjesën perëndimore të Gjermanisë dhe lëndoi lehtë disa persona para se të arrestohej, njoftoi DPA, duke iu referuar policisë. Burri është arrestuar në Zigburg, në afërsi të Bonit.

Sipas raportimeve, i dyshuari ishte kyçur në tualetin e trenit. Gazeta gjermane “Bild” raportoi se ai hodhi fishekzjarrin në korridorin e trenit.

Rreth 500 pasagjerë u evakuuan nga treni.