“Disa mediume m’kanë fut n’lloq…”, Adelina Ismajli rrëfehet pa filtra, ”Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën”

TË FUNDIT

Këngëtarja ikonike Adelina Ismajli inë emisionin ”21 Gradë” në RTV21 hapi zemrën si rrallëherë më parë. E njohur  për një karrierë që theu tabu e ndërtoi histori në muzikën shqiptare, Adelina foli pa ”doreza” për sfidat që ka përjetuar gjatë rrugëtimit të saj artistik.

“Në Shqipëri e ndjej veten më të vlerësuar. Në Kosovë kam pasur rastin që disa mediume m’kanë fut në lloq… Shqipëria më ka nxjerrë nga ajo baltë. Shqipëria ma ka shpëtuar karrierën,” u shpreh ajo, duke i dhënë zë një ndjenje të thellë zhgënjimi, por edhe mirënjohjeje.