Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë u mbajt sot ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 17 të absolventëve. Rektori Abdylmenaf Bexheti nënvizoi se studentët që diplomojnë në këtë universitet shpejtë arrijnë të punësohen.
“Ju jeni gjenerata e 17 që në numerikisht shkon në 15 mijë studentë të diplomuar në studimet vetëm deridiplomike nga gjithsej 26 mijë studentë të regjistruar në tre cikle zgjedhore, qindra pedagogë nga vendi, rajoni, por edhe ndërkombëtar të organizuar në tre qendra, pesë fakultetet por edhe tre institute me gjithsej 82 programe studimore në tre cikle i suportuar në mënyrë të shkëlqyeshme nga stafi akademik, dhanë dhe vazhdojnë të japin kontribut në kapitalin human”, tha Abdylmenaf Bexheti – Rektor i UEJL-së.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska porositi studentët e diplomuar që edhe në të ardhmen të angazhohen si në aspektin akademik po ashtu edhe në atë privat.
“Ajo që më së shumti më gëzon është fakti se Maqedonisë së Veriut i duhen njerëz të rinj me ide, ky është qëllimi jonë i përbashkët në procesin e arsimit dhe sistemin e tij, të cilët ndërtojnë politikat arsimore dhe stimulojnë rritjen e të rinjve”, potencoi Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Fjalim në këtë ceremoni fjalim mbajti edhe Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Po ashtu sot është mbajtur edhe dita e hapur në këtë universitet, ku maturantët e shkollave të mesme janë njohur me ofertën akademike që ofron ky universitet.
