Diplomohet dhe bëhet nënë në të njëjtën ditë, 24 vjeçarja prezanton diplomën dhe shkon më pas në spital

TË FUNDIT

Për Benedetta Santoro, 15 Nëntori është një ditë për të mos u harruar. Dhe ka dy arsye të forta për këtë. E para, në këtë ditë 24 vjeçarja përfundoi shkollën e lartë dhe u diplomua në Universitetin e Perugias. Por sa ka gjasa që në të njëjtën ditë, përveç diplomimit, të bëheni edhe nënë?

Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi 24-vjeçares nga Pieve Santo Stefano, në provincën e Arezzo-s, e cila shkoi në Perugia për të diskutuar tezën e saj, kur papritmas pati kontraktime. Pas diplomimit, e reja shkoi menjëherë në spital me partnerin e saj dhe solli në jetë vajzën e saj, Vittoria.