Dinamo Zagrebi befason me vendimin e fundit, në nder të Arijan Ademit

TË FUNDIT

Ekipi Dinamo Zagreb ka vendosur t’i japë një vend të veçantë futbollistit Arijan Ademi, duke tërhequr nga përdorimi përkohësisht fanellën me numrin 5, përcjell TV21.

Ky vendim nga Dinamo është në kundërshtim me parimet e këtij ekipi, pasi asnjëherë deri më tani ky ekip nuk ka tërhequr prapa këtë numër.

“Kjo është një shenjë e vogël falënderimi që mund t’ia themi Arijanit, për gjithçka çfarë ka bërë në 13 vitet e fundit. Në këtë mënyrë, Dinamo edhe njëherë vendosi ta potencojë rëndësinë e kapitenit tonë për ekipin si dhe rëndësinë e Arijan Ademit për të gjitha gjeneratat e ardhshme, të cilët me krenari do ta bartin mbi supe fanellën e Dinamos”, thanë nga ekipi.

Fanella me numër 5 do të jetë jashtë përdorimit në Dinamo, derisa Ademi është futbollist aktiv – deri në pensionimin e tij.

Kujtojmë se Ademi në këtë ekip ka qenë edhe kapiten, ndërkaq karrierëne tij do ta vazhdojë në ekipin kinez në Peking Guan.