Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov, sot është takuar me Ambasadoren e Mbretësirësë Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kristin Forsgren Bengtson.
“Qëllimi ynë është që përmes procesit aderues ti sjellim brenda vlerat evropiane, ndërkaq Suedia është model i jashtëzakonshëm të cilin duhet ta synojmë”, ka theksuar Dimitrov, prëcjellin nga kabineti i tij.
Ai shprehu kënaqësinë se Maqedonia e Veriut sërisht ndodhet në agjendën e bashkëpunimit zhvillimor të Suedisë.
“Zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me donatorin më të madh bilateral të vendeve anëtare të BE-së është e rëndësisë së veçantë nga aspekti i aktiviteteve tona euro-integruese në këtë periudhë”, është shprehur Dimitrov.

Nga zyra për media e zëvendëskryeministrit po ashtu shkruajnë se edhe ambasadorja Bengtson është shprehur e kënaqur nga prioritetet të programeve të Qeverisë së re të cilat janë në linjë të njejtë me prioritetet e Suedisë, duke potencuar sferat në të cilat do të fokusohet ndihma për Maqedoninë e Veriut periudhën që pason, duke pasur parasysh qëllimet nacionale strategjike dhe reformuese.
Bashkëbiseduesit janë dakorduar për rëndësinë kruciale të ndihmës së Suedisë për Maqedoninë e Veriut, si për realizimin e agjendës reformuese, ashtu edhe për mbështetjen e tyre të sinqertë në ndërtimin e kapaciteteve administrative dhe rezultateve të qëndrueshme.
