Dimitrov: Ende nuk ka rekomandim për mbyllje të kufijve me Kosovën dhe Serbinë

Must Read

Xhaferi: Pa kryetar, Kuvendi s’është konstituuar, Shasivari: Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit përcakton afatet

https://youtu.be/9VIybFDNK-U Interpretime të ndryshme rreth asaj nëse parlamenti është konstituuar dhe nëse...

Uniformat e policisë edhe në shqip, Nuhiu nënshkruan aktet, Qeveria duhet t’i definojë me dekret

https://youtu.be/rtGTaveYvnk Kështu do të duken emblemat dygjuhëshe në uniformat e policisë.

Edhe 20 ditë na ndajnë nga viti i ri shkollor, Bashkim Ziberi: MASH nuk është gati

https://youtu.be/j5UO1Qhp5ds Edhe 20 ditë na ndajnë nga 1 shtatori, dita e parë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi sot se ende nuk ka ndonjë rekomandim përfundimtar nga Komisioni për Sëmundje Infektive në lidhje me mbylljen e kufirit me Kosovën dhe Serbinë.

- Advertisement -

“Ekzistojnë disa situata komplekse të ndërlikuara sa i përket transitit, të testeve PCR, disa informacione mungojnë. Do të jetë e rëndësishme të vazhdohet me këtë konsultim sepse të gjitha vendimet që ne ose kushdo qoftë në rajon dhe BE i merr në lidhje me kufijtë, para se gjithash janë kryesisht të prirura nga aspekti shëndetësor. Nuk ka politikë, nuk ka miqësi, llogaritja kryesore është pasqyra epidemiologjike”, tha Dimitrov në përgjigjen e pyetjes së një gazetari pas prezantimit të idesë për “Forumi i Prespës për dialog”.

Nëse sot nuk ka ndonjë rekomandim të qartë, shtoi ai, bisedimet duhet të vazhdojnë për të marrë një vendim. Sipas tij, përcillet si është gjendja në të gjitha vendet fqinje.

- Advertisement -

Sa i përket ndalimit të shtetasve maqedonas që të udhëtojnë në vendet e BE-së deri në përmbushjen e mesatares prej 20 rasteve të reja për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit, që do të nënkuptojë se duhet për këtë periudhë të ketë më pak se 400 të infektuar të rinj me KOVID-19, Dimitrov theksoi se nëse të gjithë i përmbahemi masave, së shpejti do të arrijmë në përmbushjen e këtij kushti, i cili, siç theksoi ai, është një nga tre, sipas të cilave, BE-ja e formon listën e bardhë të udhëtimeve.

- Advertisement -

“Tre kritere kryesore janë të rëndësishme për BE-në në lidhje me listën e bardhë për udhëtime të lira. Situata në BE po ndryshon gjithashtu dhe ka mundësi që të ketë disa ndryshime. Kjo është një lloj mesatare edhe pse ka kërcime dhe rënie të mëdha. E para është që vendi të jetë afër ose nën njëzet raste të reja të regjistruara në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë. Nëse ne jemi rreth 2 milionë, ajo llogaritje është e saktë. E dyta është trendi që i rasteve të reja në të njëjtën periudhë në krahasim me 14 ditët e mëparshme të jetë i qëndrueshëm ose në rënie. Më tej merret parasysh se sa është numri i testeve, qoftë vetëm simptomatike apo asimptomatike, sa përcillen kontaktet, trajtimi dhe besueshmëria e informacioneve. Në këtë kontekst, mendoj se është e rëndësishme që sa më shumë të mbajmë maska, të shmangim kontakte, të dezinfektohemi, aq më shpejt do ta arrijmë deri te ky prag prej 400 rastesh të reja në një periudhë prej 14 ditëve”, theksoi shefi i diplomacisë.

Dimitrovi përmendi se ndalimi nuk vlen për udhëtime thelbësore, siç janë qëndrimi i rregullt arsimi, arsyet humanitare, bashkimi familjar …, ndërsa njoftoi se në kontakt me vendet ku ka interes më të madh nga qytetarët e vendit të vërtetohen protokolle për sektorin e biznesit, i cili duhet të mbajë takim në ndonjë vend, si dhe për personat që zotërojnë pronë në ndonjë vend fqinj. (MIA)

- Advertisement -

Latest News

Uniformat e policisë edhe në shqip, Nuhiu nënshkruan aktet, Qeveria duhet t’i definojë me dekret

https://youtu.be/rtGTaveYvnk Kështu do të duken emblemat dygjuhëshe në uniformat e policisë. Ministri për Punë...

Edhe 20 ditë na ndajnë nga viti i ri shkollor, Bashkim Ziberi: MASH nuk është gati

https://youtu.be/j5UO1Qhp5ds Edhe 20 ditë na ndajnë nga 1 shtatori, dita e parë e vitit shkollor 2020/2021, e...

Ahmeti: Kam qenë në presion të kohës për të ftuar tryezën e përbashkët shqiptare

I pyetur nga gazetarët se pse pikërishtë në këtë moment kërkohet tryeza e partive politike shqiptare, Ahmeti me përgjigje: "Sepse gjithmon kam...

Ahmeti për thirrjen e tryezës së partive shqiptare: Radhën e kishte PDSH-ja

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, thotë se nuk ka qenë radha e tij për ta ftuar tryezën e partive politike shqiptare. Sipas...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com