Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sonte në debatin “Click Plus” në TV21 kërkoi falje publike para qytetarëve që ia lejoi vetes që ta mbështesë presidentin Stevo Pendarovski në zgjedhje.
“Kërkoj falje publike nga qytetarët që atëherë ia kam lejuar vetes ta përkrah atë, sepse mendoj se veprimet e tij nuk i justifikojnë pritjet e mia dhe të qytetarëve, nga të cilët kam kërkuar që të japin mbështetje”, tha Dimitrievski.
