Shumëgjuhësia është thelbi dhe zemra e BE-së – tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në në online konferencën e 10-të jubilare të Shoqatës së Përkthyesve dhe Interpretuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut në temë: “Në pragun e së ardhëmes”.
“Shumëgjuhësia është thelbi, zemra e Bashkimit Evropian. Sot BE me 24 gjuhët e saja zyrtare dhe më shumë se 500 kombinime të mundshme gjuhësore, si një lloj “kullë babilonase” përkthimin dhe interpretimin i vendos si kusht sine qua non për funksionimin e saj të lirë”, deklaroi Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
