Dikur atraksion, tani rrezik për qytetarët/ Shatërvani në sheshin e Shkupit gati 5 vjet jashtë funksionit

TË FUNDIT

Kështu duket tani shatërvani sipërfaqësore në Sheshin Maqedonia i cila dikur paraqiste atraksion për fëmijët dhe të rriturit.

Në atë pjesë ku buronte ujë tani kalojnë qytetarët nëpër pllakat me hapësira në mes edhe pse është e shënuar se paraqet rrezik.

 

Shatërvani sipërfaqësor në Sheshin Maqedonia është jashtë funksionit ndërkaq paraqet rrezik edhe për qytetarët dhe turistët që kalojnë këtu sepse, pllakat nuk janë të vendosura mirë dhe janë të lëvizshme.

 

Shatërvani i bukur e me drita, për qytetarët tani është i shëmtuar dhe thonë se ia prish hijeshinë sheshit.

 

Të gjithë turistët vinin për të, ishte bukuria e sheshit. Mendoni se është e rrezikshme për fëmijët?

Po, e rrezikshme, qeveria duhet ta rregullojë.

Po ishte shumë mirë.

Këtu lozte me të vëllain, loznin fëmijët, ishte shumë bukur. Për fëmijët është gëzim, mendoj se duhet të kthehet më shpejtë ishte bukur.

 

Nuk është mire, ne do të donim ta shihnim, posaçërisht për fëmijët, ka shumë karaktere në shesh.

 

Është dashur ta lëshojnë por ka ndonjë pengesë, nuk është e bërë si duhet dhe nuk mund ta lëshojnë.

 

Është e shëmtuar, duhet të punoj, ashtu edhe është projektuar të funksionojë pranë përmendores.

 

Nga qyteti i Shkupit nuk u përgjigjën në pyetjet e TV21 se kur do të sanohet shatërvani.

E ky shatërvan sipërfaqësor në hapësirën ndërmjet Urës së Gurit dhe përmendores “Luftëtari mbi kalë” në sheshin “Maqedonia” është vënë në përdorim në qershor të vitit 2015, kur me Shkupin udhëhiqte Koce Trajanovski, si pjesë e projektit për rindërtimin e sheshit i cili kushtoi 2.5 milionë euro, ndërsa tashmë pesë vjet është jasht funksionit, njëjtë sikurse edhe shatërvanët në lumin Vardar pran urës së gurit.