Digjen tre automobila në Shkup

TË FUNDIT

N. M (30) nga Gjevgjelia dje sapo e kishte ndezur automjetin e tij “reno megan”, me targa të Gjevgjelisë, është shkaktuar zjarr. Zjarri ka ndodhur në rrugën “Orce Nikollov” në Shkup.

Siç informoi sot MPB-ja, nga zjarri janë përfshirë edhe automjeti “folksvagen golf 6”, me targa të Shkupit, pronë e G.A.(19) nga Shkupi dhe automjeti motorik “reno klio” me targa të Shkupit, pronë e M.S. (68) nga Shkupi.

Zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje nga zjarret. Është kryer inspektim në vendin e ngjarjes nga ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup.

Rasti është paraqitur në polici mbrëmë, në ora 18:20 minuta.