Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

TË FUNDIT

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Lajçak thekson se Asociacioni nuk do të jetë në rendin e ditës pasi që njëra palë nuk është e gatshme për të diskutuar.

“Kryenegociatorët do të takohen të hënën për të vazhduar diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronën. Asociacioni / Komuniteti nuk do të jetë në rendin e ditës pasi njëra palë nuk është ende e gatshme për të diskutuar. Por kjo duhet të adresohet si pjesë e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse siç është rënë dakord në takimet e udhëheqësve”, ka shkruar Lajçak në Twitter.