Diabeti prek edhe fëmijët

TË FUNDIT

Vlerësohet se sëmundja e Diabetit e ashtuqujtur tek ne si sëmundja e sheqerit është shndërruar në një nga sëmundjet më të rrezikshme të kohës ku jetojmë. Ai prek dhjetëra miliona njerëz dhe, është llogaritur që, një e treta e të gjithë njerëzve që kanë diabet nuk janë në dijeni për gjendjen e tyre.

Diabetin e ndahet në dy tipe: Tipi 1 prek zakonisht fëmijë ose adoleshentë të dobët dhe njihet ndryshe edhe si diabet që s’trajtohet dot pa insulinë.

Shenjat apo simptomat e kësaj sëmundje janë kur pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë.

Diabeti i tipit 2, quhet diabeti i të rriturve, i cili ka rezistencë periferike ndaj insulinës. Kjo përbën pjesën më të madhe të rasteve, flasim rreth 80-90% të rasteve. Baza kryesore në këtë rast është shtimi i peshës trupore.

Si shkaktarë kryesor të kësaj sëmundjeje vlerësohet të jetë ushqimi i shpejtë,yndyrnat e ngopura,pijet e sheqerosura,të gjithë këto ndikojnë në  shtimin e obezitetit central, rezistencën periferike ndaj sëmundjes dhe shtimin e rasteve të reja me diabet.