Dhuroni flokë për fëmijët e sëmurë nga kanceri! Akomodim dhe mbështetje psikologjike falas për prindërit

TË FUNDIT

Tashmë dy vjet funksionon Shtëpia e prindërve të fëmijëve që mjekohen në repartin për hematoonkologji pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve, ndërsa gjendet në Qendrën Klinike. Është e pajisur me 4 apartamente me banja të veçanta. Vizitorët kanë kushte higjienike dhe ushqim falas. Qëllimi është që prindërve nga qytetet e tjera tu mundësohet akomodim falas, të jenë afër fëmijëve të tyre, por këtu fitojnë edhe mbështetje psikologjike nga fëmijë – vullnetarë të shëruar nga kanceri.

Njëra prej tyre është 24 vjeçarja Andrijana e cila është ekonomist i diplomuar. Në moshën 12 vjeçe është diagnostikuar me osteosarkoma. Mjekimin e ka filluar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup i cili ka zgjatur një vjet.

 “Protokollin e fillova së pari me hemoterapi, tre muaj kam marrë hemoterapi, pastaj sipas zgjedhjes së prindërve të mi për mjekim më të mirë, zgjodhëm  të mjekohem në Suedi. Atje ndërhyrja kirurgjike ishte kryer me sukses duke më dhënë normalitet të cilin nuk besoj se do ta arrija nëse nuk e bëra këtë zgjedhje”, u shpreh Andrijana – vullnetare.

Në të njëjtën ditë me Andrijanën edhe Teodora e ka marrë hemoterapinë e parë në moshën 10 vjeçe, ndërsa tani ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Ajo është shëruar nga leukemia në të njëjtën klinikë. Ajo thotë se shumë e rëndësishme është mbështetja psikologjike që prindërit e marrin këtu, diçka që nuk ka ekzistuar kur është mjekuar ajo. Prindërit janë të gatshëm të bashkëpunojnë.

 “Derisa ne mjekoheshim,  unë dhe Andrijana, për shkak se mjekohemi në të njëjtën periudhë, nuk e kishim atë mundësi për të marrë përkrahjen e vullnetareve dhe psikologëve. Kishte një zonjë e cila vinte, ishte psikolog, por unë isha më e vogël dhe nuk e kam marrë atë përkrahje, për shkak se mendoja se psikologu është njëjtë si psikiatri”, theksoi Teodora – vullnetare.

Vera është periudhë e shkëlqyeshme që ta lehtësoni veten dhe t’i shkurtoni flokët, thonë ata, ndërsa për fëmijët nga Reparti i hematoonkologji-s[ kjo gjë është shumë e vlershme për shkak se flokët e tyre u kanë rënë nga hemoterapia. Interesi është i madh për këtë aksion të “SANO”, deri më tani janë dhuruar 300 flokë nga e gjithë Maqedonia, më së shumti nga Radovishi. Theksojnë se flokët mund t’i shkurtoni edhe tani nëse vendosni që të merrni pjesë në aksion, ndërsa t’i dhuroni në shtatorë. 

Ndryshe nga 20-25 fëmijë në vit shërohen nga kanceri në klinikën për fëmijë.