Dhoma e poshtme e Parlamentit britanik e miratoi projekt-ligjin për brekzitin

TË FUNDIT

Deputetët britanikë e miratuan projekt-ligjin kontrovers të qeverisë së Boris Xhonsonit, me të cilin vihen në pikëpyetje disa pika të caktuara të marrëveshjes mes Londrës dhe Brukselit për brekzitin.

Propozim-ligji mori 340 vota “për” dhe 256 “kundër” në leximin e tretë në Dhomën e poshtme të Parlamentit britanik, që i hapi rrugën Dhomës së epërme të Parlamentit, Dhomës së lordëve, të diskutojë për atë.

Një nga pikat e projekt ligjit kontestues ka të bëjë me Republikën e Irlandës. Marrëveshja e Londrës dhe Brukselit parasheh mekanizëm për t’u evituar vendosja e kufirit fizik mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës. Britanikët do të donin ndryshime në atë dispozitë, që parasheh pakënaqësi në Bruksel.

BE-ja kërkoi nga Britania e Madhe ta tërheqë projekt-ligjin, duke kërcënuar se do tÇi drejtohet gjyqësisë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Këtë javë në Bruksel mbahet raundi i nëntë i negociatave mes Britanisë së Madhe dhe BE-së për marrëdhëniet e ardhshme tregtare mes dy palëve./MIA