Në hartën epidemiologjike të Bashkimit Evropian në të ashtuquajturën Zona e kuqe aktualisht ka 10 shtete në të cilat numri i njerëzve të infektuar me koronavirusin e ri tejkalon 120 për 100,000 banorë.
Në “zonën e kuqe” në hartën e Qendrës Evropiane për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit janë Spanja (319 raste për 100,000 banorë në dy javët e fundit), Republika Çeke (303), Franca (245), Holanda (231), Belgjika (206) , Luksemburgu (161), Islanda (158), Hungaria (129) dhe Danimarka (128), dhe tani u bashkohet edhe Mbretëria e Bashkuar (135).
Britania e Madhe ka tejkaluar kufirin e gjysmë milioni rasteve të konfirmuara të infeksionit Kovid-19 dhe shërbimet shëndetësore britanike njoftuan dje 22,961 raste të reja të konfirmuara.
Katër vende të tjera janë identifikuar si “në rrezik” kur bëhet fjalë për rritjen e numrit të pacientëve me Kovid-19, përkatësisht Rumania (116), Austria (114), Sllovakia (106) dhe Irlanda (105).
