Detaje nga aksidenti i trefishtë në Kumanovë

TË FUNDIT

Në aksidentin që ndodhi në Kumanovë, për të cilin raportoi TV21, i lënduar ka mbetur një vozitës i cili është dërguar në Qendrën Urgjente në Kumanovë.

“Vozitësi S.I.(18) nga fshati Opajë, ngasës i veturës “Opel Zafira” me targa të Kumanovës e ka humbur kontrollin dhe ka goditur në tre vetura të parkuara. Pas kësaj, vozitësi S.I. është dërguar në Qendrën Urgjente në Kumanovë, dhe pasi i është dhënë ndihma mjekësore, i janë konstatuar lëndime të lehta trupore”, njoftuan nga SPB Kumanovë./TV21