Kërkesa për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski për ngjarjet e 27 prillit me dokumentacionin e kompletuar këto ditë do të dërgohet në Ministrinë e Drejtësisë në Hungari, kështu deklaroi Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Deskoska theksoi se kërkesa e re është për atë si organizator i ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
