Dështuan edhe një herë negociatat për Brexitin – ekziston rrezik i madh të mos arrihet marrëveshje

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe as dje nuk arritën marrëveshje për parimet themelore të marrëveshjes që do të vlejë pasi vendi përfundimisht do ta braktisë bllokun, ndërsa negociatorët deklaruan se ekziston rrezik objektiv kjo madje dhe të mos të ndodhë.

Kjo ka shkaktuar shqetësim për pasojat ekonomike afatgjata nëse nuk arrihet marrëveshje para fundit të vitit, shkruajnë mediat amerikane.

Kryenegociatori i BE-së, Mishell Barnie, deklaroi se “për momentin marrëveshja nuk ka gjasa dhe Britania e Madhe nuk është e gatshme të lëvizë më tej për rregullat për peshkim dhe rregullat për konkurrencë pas Bregzitit”, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Ai shtoi se marrëveshja do të duhet të miratohet më së voni në tetor, që të mundet të ratifikohet para se në përfundojë periudha e tanishme e tranzicionit pas Bregzitit në dhjetor.

Negociatori i Britanisë së Madhe, Dejvid Frost, gjithashtu, tha se i thekson peshkim dhe konkurrencë si fusha ku ende ka dallime të konsiderueshme.

Ai shtoi se marrëveshja është e mundur nëse BE-ja i ndryshon qëndrimet e veta me të cilat paraqitet në negociata.

Britania e Madhe zyrtarisht u tërhoq nga anëtarësimi në BE më 31 janar dhe për momentin negocion me Brukselin për lidhjet e ardhshme tregtare që do të zhvillohen pas afatit kalimtar që i është dhënë Londrës deri në fund të vitit./MIA