Dëshmojnë super ekspertët për rastin “Llaskara”/Avokati: Doktor shkence nuk di të përgjigjet në pyetje

TË FUNDIT

Vazhdon seanca e dytë gjyqësore për aksidentin në Llaskarcë. Edhe sot u morën në pyetje ekspertë të Byrosë për ekspertizë gjyqësore të cilët kanë përgatitur super-ekspertizën për aksidentin tragjik. Familjarët e viktimave vazhdojnë të insistojnë se kjo super-ekspertizë është e porositur me qëllim që të mbrohet pronari dhe përgjegjësit e kompanisë “Durmo-turs”. Avokatit i palës së dëmtuar thotë se eksperti gjatë dëshmisë së tij nuk dha  asnjë përgjigje konkrete të asnjërës pyetje që iu parashtrua.

 “Përfaqësuesi i ekipit që ka përgatitur super-ekspertizën e që është me titull më lartë doktor shkence dhe pothuajse te të gjitha pyetjet e parashtruara nga prokurori, përgjigjet duke thënë se “nuk e di”, “nuk mbaj mend”, “nuk mundem ta vërtetoj”, “nuk e kuptoj pyetjen” dhe për këtë arsye vlerësoj se dështoi tentimi i këtyre super ekspertëve që të gjithë fajin t’ia hedhin vetëm të akuzuarit të gjashtë, pra shoferit”, tha Vlladimir Nikollovski, avokat i mbrojtjes.

 “Ranë maskat e gjykatësve. Kjo farsë duhet të përfundojë për shkak se nëse gjykata e ka porositur super-ekspertizën, kjo do të thotë se super ekspertët duhet të kenë njohuri për të gjithë faktorët relevant dhe t’i përballin faktet nga ekspertiza e prokurorisë dhe të sjellin një përfundim se ku është faji dhe çka është gabimi“, pohoi Bllagojçe Tërpevski, familjar i njërit prej viktimave.