Dëshmi për spitalin modular të Tetovës/ “Nuk kishte aparat kundër zjarrit, gjithçka u dogj brenda 2 minutave”

TË FUNDIT

Seanca për spitalin modular në Tetovë sot vazhdoi me dëshmitarët që ishin ftuar nga ana e prokurorisë. Dëshmoi personeli mjekësor që ka qenë në ndërrim në natën tragjike si edhe familjarë që kanë qenë në spital për tu përkujdesur për të afërmit e tyre.
Sipas mjekut Mustafa Tahiri zjarri kishte nisur në pjesën e sipërme të krevatit dhe në pjesën e murit.

“Zjarri ka nisur në pjesën e sipërme të krevatit dhe në pjesën e murit. Fillimisht kemi larguar pacientin, më pas jemi munduar që ta shuajnë zjarrin me një batanije dhe me një kove me ujë, pas çka zjarri ka vazhduar dhe në momentin që e kuptuam se nuk mundnim ta shuajmë, jemi munduar që t’i largojnë të gjithë pacientët. Lirisht mund të them se gati gjithçka u dogj…në bazë të llogaritjeve të mia, brenda 2 minutave. Dhoma u dogj për 15 sekonda, spitali për 2 minuta, mendimi im, edhe të kishte aparate, por edhe zjarrfikësit në oborr të ishin, ai zjarr nuk mund të shuhej në asnjë mënyrë.”- deklaroi Grafike Mustafa Tahiri – dëshmitar.

Mumin Ismaili i cili në këtë tragjedi humbi nënën, shpreson se ky rast do të zbardhet.

“Mendoj se do zbardhet, unë mendoj se do zbardhet pasi që kanë filluar dëshmitë. Serish do të dalin me 16 shkurt besoj se jemi në rrugën e duhur.”- deklaroi Mumin Ismaili – dëshmitar.

Dëshmitarja Olivera Veselinovska në spital ka qenë me djalin e sajë më paralizë cerebrale.

“Kam qëndruar 4 apo 5 ditë, nga zjarri dëgjova të britma, motrat vrapuan ta shuajn, unë ato dite që kam qenë kanë dalë dhe kam hyrë edhe në asnjë rast nuk kam parë aparate kundër zjarrit. Unë në spital nuk kam marrë leje. Mua më lejuan të hyjë personeli shkaku fëmijës. E kisha të ndjeshëm pasi që ishte me nevoja të veçanta dhe reagonte shumë çuditshme për atë më lëshuan, në spital kishte persona të tjerë që sillnin ushqime edhe dilni jashtë, unë personalisht kisha dokument për shoqërim të fëmijës edhe kur u tregoja nuk më ndalnin të qëndroja në spital”- pohoi Olivera Veselinovska – dëshmitare.

Ndryshe, ish-drejtori i përgjithshëm i spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi dhe përgjegjësi për spitalin modular, Boban Vecevski, janë të akuzuar në këtë rast.