Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski, në pres konferencë për mediat theksoi se materiali është përpunuar në kohë dhe gjatë ditës 12 ekipet e KSHZ-së do ta shpërndajnë materialin zgjedhor. Derkoski tha se fushata zgjedhore në prag të rrethit të dytë kaloi në atmosferë të qetë pa prishje serioze të procesit dhe se kandidatët i janë përmbajtur agjendave të tyre. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski tha se është e rëndësishme që të dielën të kemi një ditë të pastër, të lirë dhe korrekte në të cilën do të vërtetojmë atë që ndodhi në ditën e parë të zgjedhjeve, dhe se qytetarët të dalin dhe në mënyrë demokratike të tregojnë se mund të realizojnë zgjedhje të pastra që do të nënkuptojnë parakusht për shumë punë tjera për të cilat aspiron shteti ynë.
