Derbi Real Betis – Sevilla mund ta rikthejë La Ligën

TË FUNDIT

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas shpreson se derbi mes Sevillës dhe Real Betisit do ta shënojë rikthimin e La Ligës spanjolle, pasi për një periudhë tremujore u pezullan aktivitetet sportive për shkak të koronavirusit. Javier Tebas i tha një televizioni spanjoll se shpreson që derbi i Sevillës mund të zhvillohet “në kujtim të njerëzve që kanë vdekur”. Tebas po ashtu i porositi lojtarët të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre, pasi katër lojtarë të Sevillës kërkuan falje sepse thyen rregullat e distancës sociale. Ever Banega, Lucas Ocampos, Franco Vazquez dhe Luuk de Jong ishin fotografuar me disa persona të tjerë në një ndejë gjatë vikendit. Spanja ka lehtësuar masat e izolimit, por nuk lejohet tubimi i më shumë se 10 njerëzve.