Deputetja ukrainase e gatshme ta përdorë kallashnikovin! “Kjo është ajo çfarë domethënë luftë”

TË FUNDIT

Deputetja ukrainase Kira Rudik po mëson se si të përdorë kallashnikov dhe thotë se është e gatshme të dalë në rrugë për të luftuar dhe për të qëlluar këdo, për të mbrojtur atdheun. “Nuk do t’i lejojë trupat e Putinit të hyjnë pa luftë” ka thënë deputetja Rudik për median britaneze ITV. E njëjta para disa ditësh nxorri foto me armë, ndërsa tani thotë se është trajnuar ta përdor.

“Kjo është ajo që duhet të bëjmë, burrat e gratë të Ukrainës duhet të armatosen dhe të sigurohemi se jemi të gatshëm për të luftuar me çfarëdo që vjen. Në çfarë rrethana do ta përdorje? Nëse duhet ta mbroj familjen time ose nëse do të ketë sulm të madh në Kiev dhe ne do të duhej t’i përdornim, të gjithë që kemi armë dhe unë di të përdorë armë. Pra po thua se nëse ka një sulm më të madh tokësor, në Kiev ti je e gatshme të dalësh në rrugë me kallashnikov dhe të qëllosh dikë që mendon se të rrezikon ty dhe shtetin tënd? Po, kjo është pikërisht ajo që thash, kjo është ajo çfarë nënkupton lufta”, tha tha Kira Rudik, deputete.

Luftimet e ashpra vazhdojnë në të gjithë vendin. Qytetet e mëdha mbeten nën sulmin e forcave ruse. Tania është një nga mijëra personat që bashkë me fëmijët e saj ka ikur nga lufta, për në Poloni. Ajo për BBC përshkruan momentet e ndarjes nga bashkëshorti.

“Vajza e madhe po qante, kur ai na tha mirupafshim në tren, të gjithë në tren po qanin dhe unë poashtu, kur u përshëndeta me burrin, sepse nuk e di se kur do ta shohim përsëri atë. Ai moment, me të vërtetë… por ai më premtoi Tania unë do ta mbrojë vendin tonë dhe më premtoi se do ta shpëtojë veten”, pohoi  Tania Boryslavska, refugjate.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë, thotë OKB-ja.