Deputetja e shumicës pyet: Mendoni se ASH-ja është viktimë?

TË FUNDIT

Deputetja e shumicës, Snezhana Vançeva Kalevska ka reaguar ndaj deputetes opozitare, Gordana Siljanovska Davkova ku përmend veprën e Fjodor Dostojevskit, “Krimi dhe ndëshkimi”, personazhin Raskolnikovi dhe sindromin e Stokholmit.

“Pse Dostojevski, Rakolnikovi dhe sindromi i Stokholmit. Mendoni se ASH-ja është viktimë?”, tha Vançeva Kalevska, transmeton TV21.

Ajo shtoi se tashmë dihet publikisht se pse doli Alternativa nga Qeveria dhe do të hyjë Aleanca për Shqiptarët.

“Sa herë duhet ta përsërisim se ky është alarm politik, se këto janë vendime politike. Vendimet politike nuk sillen vetëm në fillim, kur krijohet qeveria, por çdo ditë”, tha më tej Kalevska.