Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova nga foltorja e Kuvendit ka sjellur në kujtesë deklaratën e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ku thotë se “Qeveria në krye me Dimitar Kovaçevskin është e mbushur me Raskolnikovë”, personazh në veprën e Fjodor Dostojevskit, “Krimi dhe ndëshkimi”, transmeton TV21.
“Frikësohem se (Aleanca për Shqiptarët) do të përballen me odisenë e njëjtë, sikurse ata të Alternativës. Nëse vendosin të hynë, uroj të jenë subversivë në kuptimin demokratik, por nuk besoj se mund të ndodh kjo. Nuk dua të besoj se kanë qenë në presion, sepse i njoh dhe i respektoj, por nuk është ajo evropianizëm, sepse asnjëherë nuk kemi qenë më larg nga Evropa dhe nuk besoj se ata do të ju afrojnë për një vit…. Njëri nga ata fliste për Dostojevskin, fliste për për krim dhe ndëshkim, fliste se asnjëherë nuk do të ulet me Raskolnikovë. Siç nuk arrij t’i fshij unë, dua t’i kujtoj në atë çfarë kanë thënë”, tha Siljanovska Davkova.
