“Edhe ja jemi dëshmitar të gjallë se deponia është shuar. Jemi në angazhim e sipër për dislokimin e kësaj deponie”, tha Jasin Shaqiri, zëdhënës i komunës.
Kështu deklaronte zëdhënësi i komunës së Zhelinës 20 ditë më parë.
Por në të vërtetë deponia ende është duke u djegur.
“Deponia në fshatin Dëbërcë vazhdon që të digjet për një muaj rresht, nga komuna Zhelinës para tre javësh thënë se njëjta është shuar, por realiteti është krejt diçka tjetër,” raporton gazetari i TV21 Senat Zylbehari.
Nga komuna Zhelinës pranojnë se kjo deponi nuk është shuar akoma, ndërsa thonë se janë në kontakt edhe me kompaninë që mori përsipër për ta shuar.
“Jemi duke ndjekur me shumë vëmendje deponinë e Dëbërcës dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me Njësinë kundër zjarrit – Tetovë dhe kompaninë që është kompetente për shuarjen e zjarrit, kemi pasur një intervenim disa ditë më parë do ketë edhe intervenim të sërishëm për këto paraqitjet e disa zjarreve sipërfaqësore”, thonë nga Komuna e Zhelinës.
Deponia në fshatin Dëbërëc u ndez më 9 shtator, ndërsa këtu për shuarje është ndërhyrë me aeroplanë edhe nga Qendra për Menaxhim me Kriza edhe Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim. Zjarrfikësit e Tetovës me ditë të tëra janë munduar që ta shuajnë, por pa sukses.
